Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Kosovë

0

KOSOVË– Është gjetur arma e zjarrit me të cilën është vrarë 23-vjeçari Fazlli Hoxha dy ditë më parë në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me armën, janë gjetur edhe tri gëzhoja dhe një fishek.

“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar,”- thuhet në raport.

Të arrestuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi. Personi që ka qëlluar me armë dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës. Vrasja mendohet se nisi pas një përleshjeje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të arrestuarit kohë më parë në Itali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu