Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit

0

POGRADEC- Një grua është gjendur e mbytur në liqenin e Pogradecit mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen nr. 3. Bukurie Abrashi, 80 vjeç vuante nga skleroza dhe është gjetur pa jetë në liqenin e Pogradecit. Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar Policinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu