Një 31-vjeçare me inicialet G.H është gjetur e pajetë në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë, pranë shkollës “Bajram Curri”.
Dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.