Gjendet e përplasur nga një mjet anash rrugës, humb jetën në spital një grua

0

Një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi u gjet e përplasur nga një makinë në rrugë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”. Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar ende ndërsa dyshohet se ka humbur jetë si pasojë një aksidenti rrugor, anës rrugës.

Gruaja është dërgua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit ku dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu