Një 26-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e sa në rrugën “Artan Lenja”.
Dyshohet se 26-vjeçarja është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës për motive të cilat ende nuk dihen.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrathaneve të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.