Gjendet i mbytur në lumin Shkumbim një person.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se sot, rreth mesditës, në ujërat e lumit Shkumbim në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. 62 vjeç nga Tetova.
Ai ishte raportuar i zhdukur nga banesa që më 31 dhjetor të vitit kaluar.
Ekipi i mjekësor në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit në fjalë.