FIER- Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë në fshatin Vidhishtë, Roskovec. Policia njofton se ky person ishte shpallur në kërkim pasi familja kishte bërë në komisariat një denoncim për largimin nga banesa. Dyshohet se viktima është mbytur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes