Gjendet i pajetë në banesë 74-vjeçari në Fier

0

FIER- Një 74-vjeçar i pajetë është gjetur nga familjarët e tij ditën e sotme në Fier. Mësohet se i moshuari me inicialet H.M është gjetur në banesën e tij pa shenja dhune. Policia vijon punën për zbardhjen e rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:50 në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi H. M., 74 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu