KORÇË- Një 36 vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë brenda një hoteli në qytetin juglindor të vendit.
Viktima, ende i paidentifikuar ishte i akomoduar në këtë hotel. Ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes, por deri më tani ka dyshime se i ndjeri ka pësuar atak kardiak.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave që kanë shkaktuar vdekjen e 36 vjeçarit.
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.