Gjendet i p*jetë një burrë te Ura e Gjoricës, çfarë dyshohet

0

Një burrë është gjetur pa shenja jete ditën e sotme pranë “Urës së Gjoricës” në Dibër.

Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima është rreth 60-vjeç dhe dyshohet se është përplasur nga një makinë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu