Gjendet i vdekur 40- vjeçari shqiptar, babai i një fëmije të vogël

0

Një 40-vjecar shqiptar është gjetur i pajetë në Skepasto, Kalavrita rë Greqisë.

Mësohet se shqiptari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, pasi motorri me të cilin udhëtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 40 vjecarit.

Sipas informacioneve, 40-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël dhe u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm buzë rrugës, i vdekur për shkak të plagëve të rënda dhe të shumta që kishte marrë.

Shqiptari i vdekur u gjet nga fshatarët e zonës. Ai u transportua në Spitalin e Kalavrita me ambulancën e EKAB, ku u shpall i vdekur. Oficerët e policisë të komisariatit në Kalavrita informuan të afërmit dhe gruan e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu