SHBA- Miliarderi amerikan Thomas Lee u gjet i vdekur në zyrën e tij në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, agjenti dhe biznesmeni 78-vjeçar, i cili ka pësuar një plagë me armë zjarri, dyshohet se është vetëvrarë, por shkaku i saktë i vdekjes së tij pritet të përcaktohet nga mjekësia.
Miqtë e Lee thonë se janë të shkatërruar nga vdekja e papritur e biznesmenit.
“Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët e kapitalit privat dhe një biznesmen të suksesshëm, ne e njihnim si një bashkëshort, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i përkushtuar që gjithmonë i vendoste nevojat e të tjerëve para të tijat.” thotë një mik i ngushtë i familjes.
“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë dhe të na lejohet të brengosemi”, përfundon ai.