Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i dyshuar se është qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për një akt vetëvrasjeje, ndërsa strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.





