Një qytetar i shpallur i humbur prej dy ditësh në Gramsh është gjetur në fshatin Sotirë të Kolonjës.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi B.Xh., i cili vuante nga skleroza dhe probleme të tjera shëndetësore, ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Familjarët e kishin raportuar humbjen në Komisariatin e Policisë së Gramshit, që prej asaj kohe kishte nisur kërkimet.
I moshuari kishte përshkuar i vetëm një distancë të gjatë nga Gramshi deri në zonën malore të Kolonjës, ku u gjet nga shërbimet e policisë së komisariatit lokal.
Fatmirësisht, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u ndjekur procedurat për kthimin e tij pranë familjes në Gramsh./Infoweb Media