Gjendet një person i mbytur në liqen

0

Një person është gjetur i pajetë në liqenin e Fierzës.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Hoxha që humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë.

Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Kukësit, dhe sipas informacioneve paraprake, trupi është përcjellë nga rrjedha e lumit deri në Liqenin e Fierzës.

Në fund të vitit 2021, një 47-vjeçar nga fshati Fushë-Alije në Dibër, Tofik Hoxha, humbi në ujërat e Lumit Drin teksa peshkonte.

Familjarët e tij vijuan kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses. Ditën e sotme, trupi i të ndjerit, sipas raportimeve paraprake, dyshohet të jetë gjetur në Fierzës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu