Gjendet një person i pajetë në mes të rrugës, dyshohet se…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një person është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astriti, ku viktima është gjetur në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende i paidentifikuar, është rreth 70-vjeç.

Nga këqyrja e trupit të tij, policia njofton se nuk u vëren shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Hakmarrje për boksierin shqiptar? DETAJE nga të shtënat jashtë gjykatës: U plagosën vëllai dhe babai i autorit

Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç. Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.