Gjendet një person i pajetë në mes të rrugës pranë Tufinës

0

Një person është gjetur pa shenja jete pranë shkollës së qenve në Tufinë të Tiranës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Mbetet e paqartë se çfarë i ka shkaktuar vdekjen personit ende të paidentifikuar, ndërsa forcat blu njoftojnë se nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu