Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet L. T., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Linzë të kryeqytetit mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që çuan 59-vjeçarit drejt vetëvrasjes.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2021, rreth orës 20:55, në Linzë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi L. T., 59 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.