Gjendet një person i vrarë në Elbasan, dyshimet e para

0

Gjendet i vrarë një person në Elbasan. Burime jo zyrtare bënë me dije  se një person është gjetur në rrugë i pajetë në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave të para, viktima ka një plagë pas koke.

Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 50 vjeç.

Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.

Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu