Gjendet pa shenja jete brenda banesës 57-vjeçarja, policia e paqartë për shkaqet e vdekjes

0

 

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Viktima është një femër e lindur në vitin 1964 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, mendohet që vdekja është natyrale.

Osmanollaj u shpreh se me urdhër të prokurorit, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një grua e lindur në vitin 1964 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale të policisë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, tha Osmanollaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu