Gjenerali amerikan viziton Shqipërinë, ambasada: Mundësi për trajnim ushtarak në rajon

0

Gjatë ditës së sotme gjeneralmajori amerikan, David Tabor, i cili është komandanti i Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Tokësore Shqiptare, gjeneral brigade, Arben Kingji në Zall-Herr.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi në Twitter ku theksoi se dy komandantët diskutuan rreth disa trajnimeve të përbashkëta në të ardhmen.

‘Ata diskutuan mundësitë e ardhshme të trajnimit ushtarak në rajon, duke demonstruar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe shikuan komandot e Forcave të Operacionit Special Shqiptar të kryenin një demonstrim taktik për të shfaqur aftësitë e tyre.”-thuhet në postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu