Gjeorgjiani Kvara vlerëson rivalin: “Leão është një qënie super njerëzore”…

0

ITALI – Khvicha Kvaratskhelia dhe Rafael Leão kanë qenë dy nga figurat më të mëdha në Serie A kohët e fundit. Dhe pavarësisht rivalitetit në fushë, të dy lojtarët demonstrojnë lojë të ndershme jashtë saj dhe respektojnë njeri tjetrin.

Duke folur për shtypin gjeorgjian, numri ‘77’ i Napolit zbuloi, se sulmuesi portugez i la një mesazh urimi kur thatësirës së golit për Kvaran, i erdhi fundi: “Është e vështirë të gjesh një njeri si ai në futboll. Kur nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë dhe më pas shënova, ai më shkroi një mesazh duke më uruar: “Të uroj gjithë të mirat. Ai është një qënie super njerëzore”,- theksoi ai.

Që nga ardhja e anësorit 22-vjeçar në futbollin italian, të dy lojtarët janë përballur me njëri-tjetrin në pesë raste, me avantazhin e Rafael Leão: dy fitore për Milanin, dy barazime dhe një triumf napolitan. Këtë sezon, dy skuadrat barazuan (2-2), më 29 tetor, në xhiron e 10-të të Serisë A italiane.

Ndërkombëtari gjeorgjian foli edhe për përvojën e tij në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku pati mundësinë të takonte Lionel Messin: “Messi ishte ulur në të djathtën time. Gjatë pushimit të reklamave, ata na paralajmëruan që të mos ngrihemi dhe të mos lëvizim shumë, kështu që unë qëndrova ulur.

Papritmas ai u ngrit dhe erdhi drejt meje. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, por ai ngriti krahun dhe më shtrëngoi dorën. E falënderoj shumë, është një person fantastik”,- u shpreh gjeorgjiani Kvara.

Në listën e të nominuarve për “Topin e Artë”, Kvaratskhelia ishte në vendin e 14-të, përpara emrave si Mohamed Salah, Bukayo Saka, apo Jamal Musiala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu