Gjërat qenkan bërë serioze, Kylie dhe Timothée fotografohen për herë të parë bashkë

0

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se kanë hedhur hapin tjetër në lidhjen e tyre – takimin me familjet e njëri-tjetrit!

Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë, të shoqëruar nga motrat e tyre në një barbecue. Motra e Kylie-t, Kendall Jenner dhe motra e Timothée, aktorja Pauline Chalamet, mund të shihen duke kaluar kohë me ta në fotot e siguruara nga Page Six.

Kjo është hera e parë që çifti i shumëpërfolur janë parë duke kaluar kohë së bashku që kur filluan thashethemet për një romancë mes të dyve.

Një burim kohët e fundit tha se mes Kylie dhe Timothée nuk është diçka “serioze”, por duket se gjërat janë nxehur muajin e kaluar. Kylie dhe Timothée thuhet se kanë kaluar çdo ditë së bashku.

 

 

Kylie u nda nga babai i fëmijëve të saj, Travis Scott, në janar të këtij viti. Ndërkohë, Timothée prej disa kohësh nuk ka pasur lidhje romantike me ndonjë vajzë të famshme. Marrëdhënia e tij e fundit publike ishte me Eiza González në vitin 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu