Gjermani/Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në një kantier ndërtimi, evakuohen 7.800 njerëz

0

GJERMANI- Rreth 7.800 njerëz në Berlin u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre sot, pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet në pjesën lindore të kryeqytetit gjerman.

Bomba u zbulua në një kantier ndërtimi në lagjen Hohensenhausen. “Protothema” shkruan se bomba kishte përmasa 60×30 centimetra dhe sipas ekspertëve, ishte i prodhimit sovjetik.

Operacioni përfshinte 180 oficerë policie, të cilët kryen kontrolle derë më derë për të siguruar evakuimin e plotë të zonës. Thirrjet e vazhdueshme janë bërë edhe përmes altoparlantëve, por edhe përmes internetit.

Tre shkolla janë kthyer në një strehë provizore emergjente, ndërsa shpërthimi i kontrolluar i bombës është vonuar për të përfunduar evakuimin e banorëve.

Gati tetë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, autoritetet e Berlinit vlerësojnë se ka ende më shumë se 4500 bomba të pashpërthyera, të shpërndara nëpër qytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu