Rëndohet bilanci i sulmit me makinë në tregun e Krishtlindjes të qytetit Magdeburg në jug të Gjermanisë.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, të paktën 2 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.
Autori, një burrë i moshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është parë teksa arrestohet nga policia.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina tip “BMW” mesa duket ka hyrë drejt e në turmë në drejtim të Bashkisë së qytetit.
“Me sa di unë, një makinë hyri te vizitorët e tregut të Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cili drejtim dhe sa larg”, shpjegoi zëdhënësi i qytetit Michael Reif.
Makina besohet të ketë ecur për 400 metra duke përplasur qytetarët, deri sa ka ndaluar.