Më shumë se 300 mijë pasagjerë janë prekur si pasojë e anulimit të fluturimeve në aeroportet e Gjermanisë. Problemet me pagat e ulëta kanë nxjerrë sindikatën e punëtorëve në një grevë 24 orëshe duke sjellë anulimin e mijëra fluturimeve në shtatë aeroporte të Gjermanisë dhe penalizimin e 300 mijë pasagjerëve.
Sipas shërbimit të aeroporteve të Gjermanisë, rreth 2.340 fluturime janë anuluar në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit.
“Kur shikonim terminalet e aeroporteve këtë mëngjes, na janë kujtuar ditët më të rënda të pandemisë së koronavirusit”, – deklaroi kreu i autoritetit Aeroportual të Gjermanisë, Ralph Beisel.
Sindikata gjermane e punëtoreve Verdi ka paralajmëruar që të mërkurën për protestë, pasi sipas tyre përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar negative.
“Nëse nuk bëhet asgjë sa i përket pagesës, situata do të jetë sërish kaotike në verën e ardhshme”, deklaroi zëvendësshefja e sindikatës Verdi, Christine Behle.“Kjo ka të bëjë me dërgimin e një mesazhi të fuqishëm ndaj qeverisë”.
Greva është duke u mbajtur në ditën e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ministrit të Jashtëm rumun, i cili kishte planifikuar të udhëtonte me një prej linjave që janë në grevë, tani do t’i duhet të shkojë në Austri dhe të bëjë një udhëtim mbi katër orë për të shkuar në Mynih, ka thënë një zyrtar i Ambasadës rumune në Gjermani