Gjermania pritet të emërojë gruan e parë në pozitën e Ministres për Punë të Jashtme

0

 Partia e Gjelbër e Gjermanisë njoftoi të enjten ministrat e saj në qeverinë e re. Mediat e huaja shkruajnë se bashkudhëheqësja e Partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock, pritet të jetë gruaja e parë në pozitën e Ministres për Punë të Jashtme.

Partia e Gjelbër në Gjermani ka bërë të ditura planet për emërime nëpër ministri, teksa përgatitet për të qenë pjesë e Qeverisë për herë të parë në 16 vjet.

Anne Spiegel do të emërohet ministre e familjes, të moshuarve, grave dhe rinisë dhe Steffi Lemke do të marrë rolin e ministres së mjedisit, ruajtjes së natyrës, sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Cem Ozdemir do të emërohet në detyrën e ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë.

Robert Habeck do të jetë zëvendëskryeministër dhe Claudia Roth do të jetë ministre e shtetit për kulturën dhe median.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu