Gjermania shtang Francën, e mund 0-2 në shtëpinë e saj!

0

FRANCE – Gjermania ka befasuar Francën e yjeve në miqësoren e luajtur në Lyon. Miqësore e dy porej skuadrave më të mëdha të kontinentit kaloi në duart e skuadrës më pak të kuotuar në fillim të takimit. Gjithçka startoi me golin e rekordeve për Gjermaninë. Ju deshën vetëm 7 sekonda panzerave për të zhbllokuar takimin me Florian Wirts, futbollistin e Leverkusenit i cili pasi merr asistin nga Toni Kros shtang të gjithë. Sipas federates gjermane të futbollit ky ishte goli më i shpejtë në historinë e futbollit të tyre.

Me shifrat 0-1 u mbyllën 45 minutat ndërkohë që në pjesën e dytë janë sërish djemt e Nigelsman që gjejnë rrugën e rrjetës edhe këtë here duke përdorur elementin befasi pasi shënuan sapo filloi pjesa e dytë. Ishte minuta e 49-të kur Haverts dyfishoi rezultatin në favor të Gjermanisë. Dhe me këto shifra 0-2 u mbyll i gjithë takimi me këtyre dy skuadrave duke i sjellë një fitore shprese dhe besimi Panzerave pas një starti jo të mire në katërt miqësoret e para nën drejtimin e Nigelsman, ndërkohë nga ana tjetër Franca e yjeve duket se ka ende punë për t’u bërë dhe për të arritur të formojë skuadrën e frikshme që të gjithë kanë në mendje kur e shohin këtë ekip në letër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu