Jens Spahn ministri Gjerman i Shëndetësis tha se ai është i hapur për përdorimin në Gjermani të vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë.
“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ai tha se vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të autorizimit.
Por për shkak të kritikave për ngecjet në fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit si dhe problemeve që janë shfaqur në prodhimin e dozave të vaksinës, Merkel pritet që të mbajë bisedime për këtë çështje të hënën me zyrtarët gjermanë. Krerët e landeve gjermane, ministrat federal, përfaqësuesit e kompanive që prodhojnë vaksina si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, pritet që të marrin pjesë në këtë takim virtual.
Gjermania të dielën ka raportuar 11,192 infektime të reja. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar 56,945 viktima nga koronavirusi.