Gjesti i Theo-s, tifozët e Atl.Madrid irritohen: Ke kaluar 10 vjet në këtë klub!

0

-Fati i Milanit në Champions League vendoset në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Kuqezinjtë ende nuk kanë fituar në këtë edicion dhe vetëm një sukses mund të rikthehejë në garë skuadrën e Piolit për kualifikim.

Një nga protagonistët për ndeshjen e Wanda Metropolitanos është Theo Hernández, mbrojtësi francez është rritur në ekipet e të rinjve të Atletico Madrid. Me pak fjalë, sonte Theo do të përballet me të shkuarën e tij, por një episod që ndodhi në prag ka krijuar disa polemika.

Pas shëtitjes së zakonshme në fushë Theo Hernández shkeli simbolin e klubit madrilen: kjo sjellje nuk u pëlqeu shumë mbështetësve të klubit spanjoll.Gjatë emisionit El Chiringuito tifozët theksuan këtë sjellje të lojtarit të Milanit: “Ky gjest nuk mund të bëhet, sidomos kur ke qenë pjesë e klubit për 10 vjet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu