Gjesti i turpshëm i prezantueses së BBC-së bën xhiron e rrjetit

0

Një gjest i turpshëm është konsideruar ai në transmetimin live nga një prezantuese e BBC-së, i cili është është bërë viral në rrjete sociale.

Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas hapjes së reportazhit, por nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Moshiri e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu