Gjesti zbulon të ardhmen me Eglin dhe çfarë është ajo për të: “Gjithçka! Nuk u dorëzua kurrë…”

0

Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori ishte mes Elona Duros dhe Gjestit. Një dyshe fantastike, ku Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.

Elona: Çfarë është Egli për ty?

Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë vetë ia dola…

Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?

Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë

Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:

Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti…

Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi

Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?

Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls

Elona: A ka puls kjo lidhje?

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…

Dështim personal nëse nuk do ishte finalist apo fitues? Laerti: Me veten do ishte një…
Nëse do të zgjidhte mes Eglit të fillimit dhe asaj të rikthimit, kë zgjodhi Gjesti?

Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë