Atij iu dha në Krishtlindje të vitit 1982, kur u zyrtarizua te Boca Juniors para se të shkonte në futbollin europian, me ndalesën e parë që ishte Barcelona. Është makina e parë që i përkiste Diego Armando Maradonës. Një supermakinë? Ferrari apo një Mercedes? Aspak: është Fiat 128 dhe sot ka dalë në ankand.
Gjatë karrierës dhe jetës së tij, Pibe de Oro ka pasur shumë makina, madje më të bukura se Fiat 128, por makina e vogël mbetet ende një mit, ashtu si pronari i tij. Ky Fiat u gjet në vitin 2003 në një kotec pulash, në qytetin argjentinas Salto, nga Martin Varrone, koleksionist makinash dhe pronari aktual.Autenticiteti i makinës garantohet me kupon dixhital.
SA KUSHTON
Duket se operacioni është miratuar nga menaxheri i Maradonës, avokati Matias Morla, por makina nuk do të mund të përdorë as emrin dhe as imazhin e ish-kampionit të Napolit. Kjo është arsyeja pse modeli është zyrtarisht në shitje si El Primer Auto D10S dhe më 15 shkurt të vitit 2022 është data e mbylljes së ankandit. Pika e fillimit të ankandit është në fakt 400,000 dollarë (rreth 355,000 euro).





