Gjiknuri komenton deklaratat e Metës: Po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re brenda opozitës

0

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta. Gjiknuri tha se kreu i shtetit po sillet si aktor i deklaruar politik, ku sipas tij po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.

Duke u ndalur te risitë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri tha se pret që ajo të futet në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar.

Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?

Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.

Në 26 nëntor flitet që do bëhet një takim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, cilat janë detajet?
Gjiknuri: 
Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.

 

 

Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?
Gjiknuri: 
Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu