Gjiknuri prezanton Ballën në Fier: Përgatitemi për vendoret

0

Partia Socialiste nuk ka ndërmend të humbasë kohë. Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ka nisur një tur takimesh me strukturat në rrethe për prezantimin e drejtuesve të qarqeve dhe riorganizimin e strukturave për të nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Ndalesa e parë ishte Fieri, ku drejtues politik do të jetë paraardhësi i Gjiknurit në detyrën e sekretarit të partisë, Taulant Balla.

Gjiknuri: Si Sekretar i Përgjuthshëm kam nisur një tur takimesh për të prezantuar të deleguarit e ri dhe për të filluar punën e reformimit organizativ të PS me qëllim që PS që tani të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ne nuk jemi një parti që mund të flemë gjumë dhe të presim zgjedhjet, përkundrazi ne duhet të fillojmë të kryejmë detyrat tona, të organizohemi sa më mirë dhe aq më tepër që dalim nga disa zgjedhje fituese edhe në qark, pavarësisht se rezultati mund të kishte qenë më i mirë. PS do të korrigjojë ato gabime që ka bërë me qëllim që zgjedhjet vendore të jenë një rezultat shumë i favorshëm i PS.

Në të gjithë Shqipërinë do të ketë riorganizim të strukturave që patjetër mund të përfshijë dhe Fierin dhe bashkitë e tjera, jo vetëm të qarkut të Fierit por gjithmonë në funksion të analizës dhe rezultateve elektorale.

Gjiknuri tha se PS nuk ka marrë rezultatin që priste në zgjedhjet e fundit në Fier dhe sipas tij fitorja e PS në  këtë qytet në vendoret e ardhshme do të jetë deçizive edhe për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme  të radhës.

Gjiknuri: Fieri nuk pati rezultatin që ne prisnim dhe ka një analizë të thellë për të bërë pasi Fieri ka qenë një qark tradicionalisht i majtë. Ka gjëra qën duhen riparë, fitorja e zgjedhjeve vendore në Fier do të jetë shumë e rëndësishme për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme kur tu vijë radha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu