Gjimshiti bën me “zemër” Shqipërinë, dëmtohet sërish

0

Berat Gjimshiti ka lënë sërish gjurmën e tij në fitoren 5-0 të Atalantës në transfertën e Empolit. Kapiteni i Shqipërisë ishte një “digë” para mbrojtjes, por në këtë ndeshje u kthye dhe në njeriun asist.

Ai asistoi në golin e dytë të shënuar nga goledaori Retegui.

Megjithatë në fund të pjesës së parë ai pësoi një dëmtim, i cili fillimisht u duk i lehtë, pasi kapiteni kuqezi u rikthye në fushë në pjesën e dytë.

Por në minutën e 63-të trajneri Gasperini e largoi nga fusha, pasi Gjimshiti nuk mund të vazhdonte më tej.

Ky duket një ogur i keq, pasi në rast dëmtimi ai do të mungonte në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror që Shqiëpria do të luajë në muajin mars.

Tashmë duhet të presim vizitat mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit të Gjimshitit.