Gjimshiti mund Ramadanin dhe Berishën!

0

Vlen të theksohet se Atalanta ka edhe dy takime për të luajtur, pasi ka edhe një ndeshje të prapambetur.

ITALI – Atalanta siguron matematikisht zonën Champions, ndonëse i kanë mbetur edhe dy takime nga mbyllja e kampionatit. Skuadra e Gian Piero Gasperini-t bindi me rezultatin 0-2 në transfertën e Lecce-s, me takimin e javës së 37-të që u dominua nga bergamaskët.

Me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura, u desh minuta e 48’ që De Ketelaere të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të zhbllokonte sfidën.

Ndërsa në minutën e 53’ Scamcca shënoi golin e dytë për miqtë dhe vulosi këtë përballje. Sa u përket lojtarëve shqiptarë Ramadani dhe Berisha nga Lecce e nisë takimin nga minuta e parë, teksa Gjimshiti nga Atalanta u aktivizua në minutën e 62’.

Pas këtij takimi Lecce renditet në vend të 13-të me 37 pikë, teksa Atalanta në vend të pestë me 66 pikë, 6 pikë më shumë se Roma e vendit të gjashtë, por me statistika më të mira sa u përket ndeshjeve direkte. Vlen të theksohet se Atalanta ka edhe dy takime për të luajtur, pasi ka edhe një ndeshje të prapambetur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu