Kryetarja e partisë së tretë më të madhe në Greqi ka ndërruar jetë pas shumë vitesh me kancer, shkruajnë mediat e huaja.
Lajmi për vdekjen e Fofi Gennimata po bën xhiron e botës, me raporte të huaja që tregojnë se udhëheqësija e partisë së tretë më të madhe të Greqisë ka vdekur në moshën 56 -vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.
“Fofi Gennimata ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e pashërueshme”, shkruan Associated Press, duke shtuar se ajo ishte kryetare e partisë së tretë më të madhe në Greqi.
“Ajo ishte shtruar në spital për trajtim që në fillim të muajit”, raportojnë më tej mediat.





