Gjithçka gati! Shkresa e Kuvendit iu dorëzua SPAK, Bllako s’ka më mandat, pritet arrestimi

0

Sot pritet të kryhet arrestimi i bujshëm i Alqi Ballkos! Ditën e djeshme Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me imunitetin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Një njoftimin e saj, Nikolla shprehet se mandati deputetit përfundon kur ai heq dorë nga mandate, gjë që ka ndodhur zyrtarisht sot nga vetë socialisti.

Tashmë mbetet të pritet nga momenti në moment arrestimi i Bllakos pasi shkresa të protokollohet në SPAK.

Alqi Bllako dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit një ditë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Letra e Bllakos për heqjen dorë nga mandati mbërriti në Kuvendin e Shqipërisë me postë, vetëm para orë para se të mblidhej Këshilli i Mandateve.

Bllako akuzohet se ka përfituar 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çëshjte prej më shumë se dy muajsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu