Gjithçka zyrtare, mbrojtësi shqiptar i jep lamtumirën “zikaltërve” të Inter

0
Db Milano 26/05/2021 - campionato di calcio Primavera Tim / Inter-Milan / foto Daniele Buffa/Image nella foto: Andi Hoti PUBLICATIONxNOTxINxITA

Merkatoja e verës ka nisur me largime nga Interi dhe një ndër futbollistët që i ka dhënë lamtumirën zikaltërve, është edhe mbrojtësi shqiptar Andi Hoti. Mbrojtësi 20-vjeçar do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman ose më konkretisht, te skuadra e Magdeburg.

Palët kanë arritur marrëveshje ditën e sotme dhe vetë klubi gjerman e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Kosovës. Hoti e njeh mirë kampionatin gjerman duke qenë se ka luajtur edhe me të rinjtë e Freiburg, teksa ishte i huazuar sezonin e shkuar.

Me Andi Hotin po marrim një lloj lojtar shumë të trajnuar që dëshiron të bëjë hapin e radhës me skuadrën tonë. Ai ka potencial të afirmohet edhe në kategorinë e dytë. Ndryshimi ka qenë pjesë për disa kohë por ka nevojë për gjëra më formale dhe do të ndodhin tani”,– shprehet drejtori sportiv i Magdeburgut Otmar Schork.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu