Gjithmonë i vëmendshëm/ Erion Braçe kap detajin e veçantë nga zyra e kryeministrit Rama: E meriton të…

0

Deputetit socialit Erion Braçe nuk i ka “shpëtuar” një foto nga zyra e kryeministrit Rama, ku duket një shalqi që i ka mbijetuar sezonit dhe meriton të vihet në “fron”.

“Shpëtoi sezonin e bujqve këtë verë, e meriton të vihet në vitrinë”, ka shkruar Braçe krahas fotos ku duket kryeministri gjatë takimit me David Wisner, i ngarkuari me punë i SHBA-ve në vendin tone.

I ngarkuari i SHBA me punë në Shqipëri, David Wisner, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Siç njofton ambasada amerikane, ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu