GJKKO e dënoi për shpifje, reagon ish deputeti Artur Roshi: Vendimi pasi u ula në tryezë me Berishën, e ulët që SPAK të merret me statuse në rrjete sociale

0

Ish-deputeti, Artur Roshi, ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka reaguar pas vendimit të dhënë nga GJKKO, në të cilin ish ligjvënësi dënohet për shpifje.

Roshi tha se ky ishte një sulm politik, që vinte pasi ishte ulur në tryezë me ish kryeministrin Sali Berisha në kuadërtë bashkëpunimit për zgjedhjet vendore. Ai shtoi se do ta ankimonte vendimin që e cilësoi si një sulm politik.

“Nuk ka të bëjë me postin e deputetit që kam patur. Unë do ta ankimoj vendimin. Mundohet të godasë këto gjëra sekondare që nuk kanë asnjë vlerë ndërkohë që nuk godet korrupsionin. Është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal, madje për një fjalë.

Por ndikon edhe ulja në tavolinë me Berishën. Ne jemi mësuar me këto gjëra dhe nuk na bëjnë përshtypje.

Dikush në prononcimin në Sarandë më bëri një filmim, ku thoshte ndërton pa leje kur unë ndërrtoja me leje. Mbi këtë unë sqarova opinionin publik me një status në facebook, ku sqaroja situatën, pa përmendur asnjërin. Gjykata e gjeti si mundësi të godasë duke përdorur rrjete sociale. Po ajo nuk ka asnjë vlerë, ne bëjmë statuse përditë ku postojmë për të sqaruar opinionin publik. Këtu jemi në Shqipëri dhe kush ka rradhën e pushtetit, drejton edhe gjykatat.

Vendimi është nxjerrë në bazë të uljes time në tavolinë me Berishën. Unë prita një orë atje dhe vendimin e morën në moment ndërkohë nuk e morëm vesh pse povonohej aq shumë. Do të thotë se vendimi po bëhej në ato momente. Unë jam mësuar me këto, nuk më bëjnë përshtypje goditjet e politikës”-tha Roshi ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu