GJKKO e liroi! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK-ut për ta rikthyer në burg Eria Agon

0

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga SPAK për Eria Agon. Prokuroria e Posaçme kondërshtoi lirimin nga qelia të ish të dashurës së Safet Bajrit më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKO-së.

Eria Ago akuzohej se ndihmoi Safet Bajrin që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.

Arrestimi i Safet Bajrit

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018