GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

0

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për tu mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave. Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.

Vendimi vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur. Pra, ish-ministri i Shëndetësisë, do të qëndrojë jashtë kafazit në senacën e radhës për gjyqin e Sterilizimit.

Ndërkohë, seanca u shty për në datën 21 maj, në orën 09:00, në mënyrë që Ilir Beqaj të jetë i pranishëm pranë avokatit të tij gjatë paraqitjes së kërkesave të tjera.

Sterelizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit