Lëvizje pa maska e shkelje të orës policore/ 997 qytetarë të gjobitur në 24 orë

0

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 997 qytetarë për shkelje të masave anti-covid.

Brenda ditës, me 3.000 lekë janë gjobitur 983 qytetarë që kanë qenë duke lëvizur pa maskë. Kurse, me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 150 qytetarë të tjerë që po udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat.

Gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar me 1 milionë lekë gjobë administratorët e 3 subjekteve që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Po ashtu, në të  gjithë vendin janë gjobitur me 10.000 lekë, 11 persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu