Gjobiten turistet në Malin e Zi. Ja çfarë bënë në rrugë

0

Autoritetet malazeze njoftuan se kishin gjobitur me nga 450 euro tre vajza ukrainase, që kishin pozuar lakuriq në vende publike.

Vajzat të moshës 19 deri në 21 vjeç u ndaluan dhe gjobitën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku ato shfaqen lakuriq dhe duke hedhur ujë nga një makinë e zjarrfikëses së qytetit të Kotorit.

Gjykata në vendim tha se sjellja ishte e padenjë në publik dhe gjatë procesit u mësuar se ukrainaset kanë qëndruar në publik të zhveshura dhe kanë kryer gjeste të turpshme për të paktën 10 minuta.

Një hetim nisi edhe ndaj repartit zjarrfikës të Kotorit. Komandanti i këtij reparti u mbrojt duke deklaruar se makina në fjalë ishte marrë me qira nga organizatorët e një gare ndërkombëtare me makina që mbahej në Kotor për të larë rrugën para mbajtjes së kësaj gare, e përcaktuar për më 10 korrik.

“Zjarrfikësit tanë nuk morën pjesë në larje por organizatorët. Pra, shërbimi ynë, përveç transferimit të automjeteve larëse, nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje”, tha reparti zjarrfikës.

Media malazeze thanë javën e kaluar të tre vajzat lakuriq kanë xhiruar filmime me përmbajtje pornografike në Qytetin e Vjetër të Kotorrit, i cili gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Konsulli i Ukrainës në Mal të Zi, Mykhailo Shmatov e minimizoi incidentin.

“Asnjë ditë pa lajme në një sezon aktiv turistik. Tre vajza ukrainase u gjobitën në Malin e Zi për një fotosesion të hapur publik. Po pres një shënim nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi me video dhe prova fotografike të incidentit”, shkroi ai në Facebook, duke ironizuar me reagimin e bujshëm si të policisë e autoriteteve, ashtu edhe të mediave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu