Gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi i gomones në Dhërmi, rrezikoi jetën e pushuesve në det

0

Një person është gjobitur me 100 mijë lekë nga policia ditën e sotme, pasi teksa drejtonte një gomone në plazhin e Dhërmiut, ka shkelur perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Përpos gjobitjes së shtetasit me inicialet K.M., policia ka bllokuar gomonen e tij.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë ndëshkuan drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. M, me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë”,-njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu