Gjuetia e paligjshme në Shkodër dëmton biodiversitetin, rrezik për speciet e rralla

0

Gjuetia e paligjshme vijon të jetë një fenomen shqetësues në liqenin e Shkodrës.

Zyrtarisht nga data 1 maj, nga Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural është ndaluar peshkimi me mjete motorike në liqenin e Shkodrës, sërish nga natyralistët vijnë denoncime ku shihet qartë që ky rregull nuk po zbatohet duke shkaktuar kështu probleme në biodiversitetin e liqenit të Shkodrës.

Më problematike e bën situatën forma e gjuetisë me korrent.

Specialistja e mjedisit Aurora Pirovic thotë se një veprimtari e tillë rrezikon biodiversitetin ne këtë zonë.

“Të kenë më tepër kujdes, monitorim dhe gjithashtu pa lënë mënjanë dhe ndërgjegjësimin e peshkatarëve që punojnë drejtpërdrejtë në liqen apo në lumin Buna në periudhën e peshkimit , për mbrojtjen e të vetmes koloni folezuese, dallëndyshes së detit faqebardhë që në këto zona strikte të mbrojtura duhet të ndalohet hyrja në këto zona dhe jo vetëm veprimtaria brenda këtyre zonave, të cilat kërcënojnë drejtpërdrejtë gjallesat ujore dhe sidomos llojet e veçanta të liqenit të Shkodrës”, thotë Aurora Piroviç, biologe, specialiste mjedisore.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë deri në fund të muajit korrik janë të specifikuara të gjitha veprimtaritë e lejuara të peshkimit në liqenin e Shkodrës, ndërsa organizata e menaxhimit të peshkimit në liqenin e Shkodrës duhet të mbikëqyrë këtë veprimtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu