Gjykata e Apelit la të lirë 5 efektivët e rojës bregdetare, familjarët e tyre shpërthejnë në festë

0

Gjykata e Apelit në Vlorë ka dhënë masën e sigurimit detyrim paraqitjeje për 5 efektivët e rojës bregdetare që u arrestuan në 6 Maj të këtij viti, nën akuzën se kishin ndihmuar trafikun e klandestinëve.

Apeli ka liruar nga burgu efektivët Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Meçe, banues në Vlorë, për të cilët shkalla e parë ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë që lajmi është pritur me lot gëzimi nga ana e familjarëve, të cilët ishin me dhjetra që në nisje të seancës. Avokati mbrojtës i të pandehurve është shprehur se me vendimin e sotëm është vendosur në vend drejtësia, ndërkohë që efektivët kanë thënë se ata kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e emigrantëve, dhe jo për të ndihmuar trafikantët.

Ngjarja me emigrantët sirianë ka ndodhur më 8 janar 2021 ku po trafikoheshin 55 persona drejt Italisë, ndërkohë që varka e tyre shpërtheu në flakë, dhe një pjesë u dërguan në spital për kurim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu