Gjykata e Apelit liron dy prej shoqeve të Tires,ja çfarë thotë avokatja e tyre

0

Gjykata e Apelit ka lënë të lira 1 infermiere dhe sanitaren e spitalit Covid 2, të dyshuara për koprrupsion.

Apeli ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitjeje për Rukije Hoxhën dhe Sidorela Çelën.

Ndërkohë që për dy të pandehurat e tjera Mira Buri dhe Sheqerije Koçi, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Ato pritet që ta apelojnë vendimin në ditët në vijim. Në gjykatën e Tiranës ndaj tyre ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit me burg për një afat 45 ditor, ndërsa prokuroria ishte ngarkuar me detyrën për të mbledhur prova të reja.